ALBA-TRANS sh.p.k. ka në pronësi parkimin e automjeteve si edhe ofiçinën për mirëmbajtjen e automjeteve, të vendosur në periferi të Tiranës (Prush, Vaqarr), e pajisur me të gjitha impiantet në perputhje me standartet e BE. Ky investim ka përfunduar në vitin 2009 dhe përbën një mbështetje të madhe në reduktimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes së automjeteve dhe gjithashtu është garanci e plotë për mjetet me të cilat shërben.